Aktualitet

Benzi del nga rruga në Kamëz, ngjitet në trotuar, merr përpara 3 fëmijë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 05/04/21 |
mapo.al

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamëz.





Një makinë me drejtues Xh.Xh është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues K.B. Si pasojë e aksidentit ky i i fundit ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe ka dëmtuar në trotuar 3 fëmijë.


Të miturit raportohet se janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.




Njoftimi i Policisë:


Tiranë/Informacion paraprak


Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz,  janë përfshirë në aksident ​ mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas