Në ditët e sotme është i njohur dhe i provuar botërisht karakteri dhe sjellja tipike prej diktatori e Enver Hoxhës, i cili i eleminoi njëri pas tjetrit të gjithë bashkëpunëtorët më të afërt të tij në Byro, Parti, si dhe shokët e luftës.
Por po aq e njohur është edhe një batutë e Hoxhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Beqir Ballukun, kur pas eliminimit të tij, gjatë një mbledhjeje të Byroisë Politike të PPSH-së, kur po denigronte armikun e “radhës”, ministrin e Brendshëm, Kadri Hazbiu, tha: “Pse nuk e dinim ne kush ishte Beqir Balluku… një m*t-m*ti?!”
Por si për hironi të fatit, vetëm disa vite më parë kësaj batute të 8 tetorit 1982, vet Enver Hoxha, kur ishte ca më në formë, me “armikun” dhe “m*t-m*tin”, Beqir Balluku, inspektonte gatishmërinë luftarake të Flotës Detare Ushtarake në bazën e Pashalimanit në Vlorë.
“Mapo.al” sjell sot këtë foto të rrallë të viteve ’70-të, ku ish-diktatori komunist Hoxha, është krah për krah me ish-ministrin komunist të Mbrojtjes, Balluku, si dhe një prej drejtuesve madhorë të Flotës në bordin e një katërsiluruesi, pasi kanë vëzhguar përgatitjen e forcave detare në bazën e Pashalimanit.
Bashkë me këtë foto të rrallë, “Mapo.al” sjell edhe një fotogaleri me pamje nga anijet e Flotës Luftarake Detare në kohën e komunizmit, kohë kur Shqipëria ishte një fuqi e vogël ushtarake në Adriatik./Përgatiti E.K./Mapo.al/
E ku ndryshon komandant Suma nga Kimi i Korese Veriore?
M….ut njeri dhe k…ake tjetri.