Aktualitet

“Bëra prova me buzët e filxhanit”, Anxhela Peristeri tregon për puthjen e parë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:42 - 15/04/21 |
mapo.al

Këngëtarja Anxhela Peristeri ishte e ftuar në një intervistë për programin “Ndryshe” në “Top Albania Radio”, ku rrëfeu gjëra që s’i kishte treguar më herët nga e kaluara e saj.





Anxhela pranoi të tregojë për puthjen e saj të parë, që në fakt s’kishte qenë aspak ashtu siç e kishte imagjinuar. Ndaj, kishte qëndruar plot dy vite pa puthur, pasi kishte dhënë puthjen e parë.


“Puthjen e parë e kam dhënë në gjimnaz… Madje atë natë para se të ndodhte kam bërë prova me buzët e filxhanit… Por pas asaj puthje nuk kam puthur më nja dy vjet sepse nuk më pëlqeu fare… Kam qenë në moshën 17 vjeçe”, rrëfeu Anxhela.





Peristeri ka qenë këto muaj në qendër të vëmendjes mediatike, për shkak se ajo ka fatin të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurovision”. Artistja shqiptare do të ngjitet në skenën e festivalit europian me këngën “Karma”, e cila është pritur shumë mirë nga fansat europianë. Këto kohë  Anxhela ka dhënë intervista të shumta edhe në media të huaja, ku më e fundit është ajo për “EPT 1” në Greqi.



Lexo edhe :  Performanca e Anxhela Peristerit sjell pritshmëri të larta për në “Eurovizion”

Peristeri ka treguar se si lindi kënga “Karma” dhe ka zbuluar se rrënjët e saj janë nga Greqia, ndaj ka këtë mbiemër. Megjithatë ajo ka theksuar se Shqipëria do të jetë gjithmonë atdheu i saj, duke qenë se këtu është rritur dhe është bërëë e famshme.


1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas