Aktualitet

Berat – Alizoti në familjen e varfër: Qeveria investon 3 mln euro për parking














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:21 - 19/02/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Beratit Tomorr Alizoti vizitoi një familje të rrënuar ekonomikisht, e cila jeton pak metra larg sheshit ku qeveria shpenzoi rreth 3 milionë euro për ‘Rilindjen urbane’.





Zonja e cila është invalide si pasojë e një aksidenti, rrëfeu se ajo së bashku me djalin e saj, jetojnë në një shtëpi të pabanueshme, pa ushqim, pa të ardhura dhe pa ngrohje për këto ditë të ftohta.


Qeveria më kërkon taksa ndërkohë më jep 27 mijë lek të vjetra. Unë i paguaj shtetit 60 mijë lek. Kryeministri na tha se do t’ju japim shpërblim, as shpërblim, asgjë. Na tha që do të bëjë 80 mijë lek përkrahjen sociale, as përkrahjen nuk e bëri. Edhe me sobën e ndezur nuk u ngrohëm, jam e operuar nga këmbët, kam bërë aksident, i kam të dyja me hekur. Për KEMP-in nuk ma rregulluan, duan lek. Me 27 mijë lek çfarë të paguaj, ujin, apo dritat. Hekur nuk përdor, dush nuk përdor, korent nuk përdor, sepse nuk kam me çfarë t’i paguaj?“, tha ajo.

Lexo edhe :  "Subjekt i OFL"-Meta në konferencë me personazhin e videos: Si është e vërteta



“Për t’u larë ujin e ngrohim tek soba me dru dhe lahemi“, tha i djali.


“Edhe unë në moshën e djalit tuaj kam jetuar në këto kushte dhe mbështetjen do e keni në maksimum. Ata nuk e dinë se çfarë është varfëria. Është mjerim, masakër dhe turp të ndërtosh poshtë në Berat rreth 3 milionë euro ku të flenë makinat dhe nuk kanë ku të flenë njerëzit. Ne kemi një mision, t’i përzëmë me votë.


Është fatkeqësi që poshtë derdhen miliona dhe këtu janë njerëzit pa bukë, ky është një tmerr. Ata janë njerëz pa shpirt, kanë qenë dhe do të jenë. Çdo njeri ka të drejtë për jetë dinjitoze dhe të rrisë fëmijët si gjithë bota”.

1


Etiketa: , , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas