Berat Buzhala është i bindur se kufijtë në Lindjen e Mesme duhen ndryshuar.
“Zgjidhja, nëse do të ketë zgjidhje do të jetë një Irak i ri, pra do të ndahet Iraku, do të kemi një Siri të re dhe të kemi një shtet kurd”, tha Buzhala.
Për gjendjen aktuale në Siri, Buzhala fajëson Rusinë dhe aleatët e saj. Në këtë grup, së fundi ai thotë se është përfshirë edhe Turqia e Recep Tayyip Erdogan i cili po bashkëpunim me Rusinë dhe Iranin.
“Erdogan po bashkëpunon me personin që është përgjegjësi kryesor që 3 milionë refugjatë janë në Turqi”.
Sipas Buzhalës regjimi i presidentit sirian Bashar al-Assad ka mbështetje të madhe të Putin, president i Rusisë.