Aktualitet

Berat/ Lironte të dënuarit kundrejt rryshfetit, në hetim drejtori i i burgut (Emri)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:32 - 14/05/20 |
mapo.al

Drejtori i Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi, është në ndjekje penale për “Shpërdorim Detyre”. Lajmi bëhet i ditur nga oficerët e SHKB-së së Burgjeve, të cilët kanë përcjellë dje në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dosjen hetimore në ngarkim të drejtorit Këlliçi.


Këlliçi është hetuar prej 1-muaji nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve.


Sipas SHKB-së së Burgjeve, Hiqmet Këlliçi akuzohet se favorizonte të dënuarit për “liri me kusht” në këmbim të rryshfeteve. Në dosjen hetimore në ngarkim të tij thuhet se, ai nuk i dëmtonte të dënuarit që, sipas tij, duhet të përfitonin “liri me kusht”,edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.


Në shumë raste të tilla edhe pse juristi i IEPV-së Berat përgatiste praktikat dhe ja dërgonte komisionit të disiplinës, ky komision nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.


Në dosjen hetimore thuhet gjithashtu se Këlliçi ka shpërdoruar detyrën duke shfrytëzuar autoritetin e tij si drejtues institucioni për rastet e sipërpërmendura, që sipas SHKB-së janë me dhjetëra.

Të pyetur në lidhje me këtë hetim, burime të Prokurorisë së Rrethit Berat konfirmojnë se, çështja penale në ngarkim të Drejtorit të IEPV-së Berat, Hiqmet Këlliçi, ka mbërritur në prokurori ditën e djeshme dhe sot pas hedhjes së shortit i ka kaluar për hetim njërit prej prokurorëve të këtij institucioni.

Kjo është çështja e dytë penale që po hetohet nga Prokuroria e rrethit të Beratit në ngarkim të drejtorit Hiqmet Këlliçi. Në Dhjetor 2019 ai është akuzuar për “shpërdorim deryre” nga SHKB-ja, pasi shoferi i tij me urdhër të drejtorit dhe në kundërshtim me ligjin lejohej të takonte të dënuar të ndryshëm në qelitë e tyre për tu siguruar favore në këmbim të rryshfeteve.


Etiketa: ,

Pas