Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur këtë pasdite në Berat.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet me targë AA 135 BZ, ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin në anë të rrugës.
Nga aksidenti ka mbeutr i plagosur N.Xh., dhe pasagjeri që ndodhej në automjet.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar dhe shpejtësia tej normave të lejuara.
1
Etiketa: aksident, Berat, dy te plagosur