Aktualitet

Berat/ Nuk respektonte masat anti-Covid, gjobitet me 1 milion lekë pronari i restorantit








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:04 - 06/08/20 |
mapo.al

Një restorant në në rrugën nacionale Berat – Lushnjë u konstatua se ushtronte aktivitetin duke mos respektuar masat anti-Covid.


Si rrjedhojë, policia ka gjobitur pronarin e lokalit, me iniciale I.D., me 1 milion lekë.


Njoftimi i Policisë:


Berat


Policia e Beratit ka ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në kundërshtim me Aktin Normativ.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në rrugën nacionale Berat – Lushnjë, një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

Për subjektin në fjalë, me pronar shtetasin I. D., banues në Berat, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Beratit apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.



Pas