Në aksin rrugor Berat-Poshnje raportohet për një autobuz të përmbysur, i cili ka humbur kontrollin. Dy persona janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Shkak dyshohen ngricat në rrugë, çka ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.