Aktualitet

Berat – Punonjës bashkie, zjarrfikës e mësues rezultojnë pozitivë me koronavirus














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:09 - 20/10/20 |
mapo.al

Edhe sot shifrat e të infektuarve me koronavirus kanë njohur rritje në bashkitë e qarkut të Beratit. Në bashkinë e Kuçovës janë konfirmuar pozitiv 3 punonjës të administratës, ndërkohë që edhe në gjimnazin e këtij qyteti 3 mësuese rezultojnë të infektuara me Covid-19.






Në Skrapar, një efektiv i policisë, një mësues dhe një shofer administrate rezultojnë të infektuar. Mes 12 rasteve të konfirmuara sot “pozitive” në Berat regjistrohen, mësues, edukatore, punonjës të OSHEE-së e zjarrëfikëses, avokat dhe ekonomist.


Pas infektimeve të para dy ditëve brenda institucionit të OSHEE-së, sot edhe 2 punonjës të tjerë janë konfirmuar pozitivë. Edhe në Repartin Zjarrfikës në Berat është hapur një vatër e re infeksioni, ku një punonjës ka rezultuar pozitiv.







Të infektuara me koronavirus janë edhe një edukatore në kopshtin “Llambrini Kule” dhe një mësuese në fshatin Lumas. Mes të infektuarve të sotëm në Berat regjistrohen edhe një avokat dhe një ekonomiste.




Burimet zyrtare pranë DSHP Berat konfirmojnë se janë kryer dezinfektimet e nevojshme dhe hetimet e rasteve të kontaktit, sipas protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë.



Të njëjtat burime konfirmojnë se pritet që nesër të mbërrijnë edhe përgjigjet e tamponëve të kryer në Gjykatën e Beratit, në Gjimnazin “Babë Dudë Karbunara” dhe në zyrat e OSHEE-së, ku vatrat e infeksionit janë përhapur shumë.

1


Etiketa: ,

Pas