fbpx

Aktualitet

Berat/ Të rinjtë dhunuan barbarisht 30-vjeçarin, gjykata i lë të lirë





               Publikuar në : 10:45 - 22/11/19 |
mapo.al

Një 30-vjeçar nga fshati Duhanas të Beratit është rrahur barbarisht nga 3 të rinj, dy prej tyre adoleshentë. Ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në lagjen “13 Shtatori” në Berat.


I plagosuri N.Ç, 30-vjeç, ka ndenjur për disa minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulancës.



Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së tij të rënduar më pas është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç, të tre banues në Berat.

Edhe pse rrahja e tre të rinjve ishte “barabare” dhe në komunikatën e policisë u deklarua se bëhej fjalë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, Gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë 3 agresorët, duke dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”.

Kliko këtu për të parë videon


Etiketa: , , ,

Pas