Aktualitet

Berat – Të rinjtë përplasen me makinën e policisë dhe hedhin kanabisin në rrugë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:44 - 30/03/21 |
mapo.al

Dy persona janë arrestuar nga policia ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi në momentin e thirrjes së policisë për të ndaluar ata kanë goditur me automjet makinën e uniformave blu, dhe kanë tentuar të largohen.





Në pranga janë vënë Elsjon Muzyri dhe Xhuljano Mollaj të cilët në momentin e ndjekjes, ata kanë pasur në makinë rreth 340 gram kanabis.


Gjatë ndjekjes, policia ka konstatuar se ata kanë hedhur nga automjeti i tyre sasinë e lëndës narkotike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.




“Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestohen dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër. Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. L.


Lexo edhe :  Plagosja e sekretarit të PD Kavajë, arrestohet autori dhe dy bashkëpunëtorët

Pas informacioneve të marra nga Policia se këta shtetas posedonin lëndë narkotike në mjetin e tyre, nga ana e Policisë, në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit” u organizua puna për ndalimin e tyre. Shtetasit e lartpërmendur nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, i kanë kundërshtuar ata duke goditur me mjetin e tyre mjetin e Policisë dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.


Menjëherë shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje për kapjen dhe ndalimin e tyre. Gjatë ndjekjes konstatuan se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas