Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Beratit në bashkëpunim me atë të Tiranës.
K.V., i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, u ndalua nga forcat e policisë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin “Republika”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri.
Njoftimi i policisë
Kapet dhe ndalohet një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë kapën dhe ndaluan shtetasin: K. V., 31 vjeç, banues në Berat (i dënuar më parë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”). Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
31-vjeçari më datë 18.10.2019, në Bulevardin “Republika”, Berat, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. H. dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Etiketa: arrestohet 31-vjeçari, Berat, tentoi te vrase nje person