fbpx

Aktualitet

Berat/ Zetori përmbyset në kanal, vdes drejtuesi 60-vjeçar





               Publikuar në : 17:39 - 17/10/19 |
mapo.alm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Berat. Sipas informacioneve paraprake, një mjet bujqësor tip “zetor”, është përmbysur në kanal, duke shkaktuar kështu vdekjen e 60-vjeçarit i cili drejtonte mjetin. Zetori ka patur edhe rimorkio, gjë që mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të drejtuesit. Targat e zetorit janë FR 8654 B.


Mësohet se aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Pashall tek Ura Vajgurore. Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur, por mësohen vetëm inicialet G.H. Kalimtarë të rastit kanë tentuar ti japin ndihmën e parë të moshuarit, por pas konstatimeve, ai kishte mbetur i vdekur në vend.



Policia dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Njoftimi i Policisë

Informacion paraprak

Në fshatin Pashalli, Urë Vajgurore, shtetasi G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale.

 


Etiketa: , , ,

Pas