Aktualitet

Berberët, dentistët dhe lokalet, Rama: Deri në 11 maj nuk ka asnjë diskutim





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 29/04/20 |
mapo.al

Duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve, kryeministri Edi Rama u shpreh se berberët, parukeritë, lokalet, restorantet apo dentistët, nuk do të hapen, të paktën deri në 11 maj.


“Do të hapemi me shumë kujdes dhe deri në, pas kësaj jave, dhe javës në vijim, do të bëjmë një analizë të thellë me ekspertët dhe komitetin lidhur me procesin e hapjes së korridoreve ajrore. Në tërësi do të vijojmë me këtë regjim për korridoret ajrore. Lehtësimi do të vijë në proces. Mbeten në proces për t’u studiuar dhe për t’u lehtësuar, disa biznese, floktoret, berberët, dentistët.


Janë të rrezikshme, sepse mjafton që një nga klientët të infektojë berberin, parukerin apo dentistin të gjithë marrin infeksionet. Por me protokollet do të lehtësojmë edhe këtë aktivitetet dhe pastaj mbetemi te qendrat tregtare më parë dhe më pas restorantet dhe baret.


Pas datës 4 maj nuk ka diskutim deri në 11 maj kur do të kemi një rivizitim të të gjithë situatës. Do të shikojmë edhe efektin e hapjes së zonave të gjelbra që do të zgjerohen“, – tha Rama


 

Lexo edhe:

LIVE- Rama: Të premten lejojmë lëvizjen në disa qytete të tjera

Rama: Javës tjetër vendosim nëse do hapim linjat ajrore


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas