Aktualitet

“Bëre patronazhisten në fushatë” – Manastirliu replikon me Albana Vokshin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:48 - 05/10/21 |
mapo.al

Është zhvilluar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë ku është thirrur për të dhënë sqarime ministrja Ogerta Manastirliu.






Krytarja e Komisionit, Albana Vokshi iu drejtua ministres me disa pyetje, ku vë theksin te ritmi i ulët i vaksinimit në vendin tonë.


Përpos kësaj, ajo e bën atë përgjegjësen kryesore Manastirliun për shifrat e larta të vdekshmërisë në vend, si pasojë e Covid.







Duke replikuar me deputetin e PS, Ilirian Pendavinji, i cili tha se qeveria menaxhoi mirë situatën, Vokshi tha se ministrja gjatë fushatës ka bërë patronazhisten.




Gjithashtu, edhe deputetja e PD, Oriola Pampuri duke iu drejtuar ministres tha se nuk mund të flasë me krenari për mbërritjen e dozave të vaksinave, ndërsa shprehet se ajo që ka dëmtuar më shumë është koha.



Ministrja iu përgjigj kësaj akuze, duke i kujtuar Vokshit humbjen që ajo ka pësuar në njesinë 9 si përfaqësuese e Partisë Demokratike.

“Më vjen keq, sepse prisja të merreshit me interesin e opinionit publik dhe jo të shfaqnit ndjesinë që të ka lënë humbja. Por edhe në humbje njeriu duhet të ketë klas” – tha Manastirliu.

Ministrja, gjatë fjalës së saj iu përgjigj gjithashtu edhe akuzave të opozitës për ritëm të ulët të vaksinimit në vend.

Sipas Manastirliut, ky proces nuk ka nisur me vonesë, ndërsa theksoi se deri në pranverën ardhshme do të jetë e vaksinuar popullata target.

Pjesë nga debati
Ogerta Manastirliu: Vaksinat kanë marrë autorizimet për përdorim emergjente. Në nëntor të vitit 2020 kryeministri ka qenë për vizitën e punës në SHBA kur ka pasur edhe fillimin e angazhimit me Pfizer. Nuk u mbështetëm vetëm në një instrument. Parapaguam 1 milion dollarë. Ne jo vetëm që kemi në dispozicion për këtë vit dhe viti tjetër një total një tërësi prej 5 milion dozash vaksinash, por garantojmë që edhe vaksinimi të ecë me ritme të shpejta.

A do arrijmë që të vaksinojmë të gjithë popullatën, pyetje e drejtë. Kjo ka shumë faktorë. Jemi ndarë vendet në një përqindje të lartë në rajon, pas Serbisë, me mbi 7010 mijë doza të dyta, tregon faktin. Për sa i përket numrit të vaksinuar dhe absorbimit të dozave Serbia e ka 2.9 milion, ne e kemi 870 mijë me një dozë. Mund të ishim më mirë? Patjetër. Nëse sistemin s’do e gjenim ashtu siç e gjenim patjetër që do kishin bërë më shumë. Jemi kundërshtarë të vaksinimit. Perceptimi i shtrembëruar i realitetit nuk është fakt. As daljes përpara kangjellave.

Albana Vokshi: Mos na mashtroni…

Petrit Vasili: Unë personalisht kam bërë tre pyetje shumë të qarta. Kërkoj një përgjigje për pyetjet e mia. Ju keni thënë që brenda pranverës të mbyllim popullatën target. Deri në mars të keni në dispozicion 4 milion e gjysmë dosa vaksinash. Në raport që sa janë bërë dhe sa kanë mbetur ato që kanë mbetur është shumë e madhe. Unë nuk besoj dot q ënë mars kjo mund të realizohet. Kjo popullatë ka edhe një risk. Unë i dua këto përgjigje.

Ogerta Manastirliu: Për sa i përket objektivit që ka vendosur komiteti, kemi një plan kombëtar të vaksinimit që parashikon vaksinimin e popullatës taret deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Detyrat e qeverisë është që të sigurojë vaksinat për të mbështetur planin. Deri në fund të vitit në total pritet të kemi deri në 3 milion doza. Deri më sot kemi siguruara që deri në vitin e ardhshëm.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas