fbpx

Aktualitet

“Bëri burg për aferën 6.5 mln lekë, dje votoi në zgjedhjet e PS”





               Publikuar në : 09:40 - 17/11/19 |
mapo.al

Denoncimi i ish-kryeministrit Sali Berisha


Ish-kryeministri Sali Berisha, në vijim të akuzave dhe denoncimeve është ndalur së fundi ne votimet e djeshme në PS, per delegatët e Kongresit.



Sipas tij, në zgjedhjet e PS-së ka votuar edhe ish-inspektori i policisë Klodian Gogu, për të cilin thotë se ka bërë burg për një aferë korruptive 6,5 milionë lekë ryshfet. “Ai sot eshte, per shkak te vepres se tij, nje socialist krenar, pasi ne partine e Krimit sa me shume ke vjedhur aq me i nderuar je”, shkruan Berisha në Facebook.


Postimi i Berishës
Votoi sot ne Kavaje se bashku me qindra e mijra delinkuente te tjere per Partine e Krimit edhe ish inspektori i policise Klodian Gogu. Per kujtese, Klodiani nje vit me pare beri ca burg i kapur me ze dhe figure ne nje afere korruptive prej 6,5 milione lek ryshfet. Ai sot eshte, per shkak te vepres se tij, nje socialist krenar, pasi ne partine e Krimit sa me shume ke vjedhur aq me i nderuar je!! sb


Etiketa: , ,

Pas