Kronika

Bëri thirrje të goditet me armë policia, shoqërohet banori i “Unazës së Re”





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:21 - 19/02/19 |
mapo.al

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek “Unaza e Re”, pasi ka bërë thirrje të goditet me armë policia. Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar Lutfi Kastratin. Ai do të merret në pyetje nga uniformat blu për deklaratat e tij kundër rendit dhe sigurisë dhe me rrezikshmëri për efektivët e policisë.


Shoqërimi i Kastratit ka bërë që një grup banorësh të “Astirit” të mblidhen në këto momente për të protestuar përpara Drejtorisë së Policisë në kryeqytet. Mapo mëson se Lufti Kastrati është një nga banorët e “Unazës së Re” banesa e të cilit preket nga projekti i “Unazës së Madhe” dhe atij i është kërkuar të lërë shtëpinë pa e dëmshpërblyer më parë.



/Gazeta Mapo/



Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas