Bota

Bëri tre operacione për të humbur peshë, ndërron jetë 29-vjeçari






               Publikuar në : 10:01 - 16/04/19 |
mapo.al

Një 29-vjeçar i identifikuar si Raffaele Arcella ka humbur jetën për shkak të një ndërhyrjeje që kishte kryer për të humbur peshë në një klinikë në Ottaviano, në provincën e Napolit.


Pas fillimit të Marsit kur ishte kryer operacioni, kushtet e tij shëndetësore u përkeqësuan papritmas, ndërsa mjekët vendosën që ta fusnin në një operacion të dytë për shkak të problemeve me frymëmarrjen.

Duke parë se gjithçka po shkonte keq, i riu u transferua me urgjencë në Spitalin Policlinico të Napolit dhe u mbajt nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Edhe pse u krye një operacion u tretë të shtunën pasdite Raffaele, 29 vjeç, nga Caivano, vdiq.

Rafaele la pas gruan dhe një djalë gjashtëvjeçar, ndërsa rasti i tij ka marrë mjaft bujë në mediat e vendit fqinj.

Prokurori i Nolës ka vendosur të hapë një hetim për këtë çështje, që mund të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes: të përcaktojë nëse ajo ishte si pasojë e gabimeve njerëzore, apo nëse Rafaeli vdiq për shkak të një fati tragjik. /F.W/


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas