Lideri historik i PD, i shpallur non-grata nga SHBA, iu drejtua sot demokratëve nga qyteti i Fierit, që të mos shkojnë në përçarje e ndasi. Sipas tij, nuk ka demokratë të Berishës e të Bashës. Demokratët, janë të bashkuar tha Berisha.
Ish-kryeministri, tha se Basha ka kryer një akt pabesie dhe është i marrë peng nga Edi Rama.
E megjithatë, Berisha u shpreh se përtej nervozizmit, pakënaqësisë dhe revoltës që mund të ketë krijuar tek demokratët vendimi i Bashës, për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar, duhet të jemi të bashkuar.
Berisha u bëri thirrje mbështetësve të Bashës, duke u thënë se ështrë pikërisht ai që e ka përkrahur më shumë. Por sipas tij, të gjithë demokratët kanë mbështetur, kryetarin e partisë.
Ai theksoi se këtë nisëm, nuk e ka për veten e tij, por për PD dhe anëtarësinë.
Berisha ka ritheksuar se dekretin e Blinkien ndaj tij, e ka sponsorizuar George Soros, pasi ky i fundit ishte pengesë për projektin e tij për fuqizimin e Beogradit në kurriz të Kosovës dhe kombit tonë.