Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vrasjen e ndodhur në mes të Tiranës, ndaj Behar Sofisë. Sipas ish-kryeministrit, ky eshte një ekzekutim mafioz me domethënie të madhe ndërkombëtare.
‘Larje hesapesh në zemër të Tiranës midis Ndragetës Italo shqiptare dhe mafies turke për të dominuar trafikun e heroinës për në Europë’, shkruan Berisha.
Postimi i ish-kryeministrit Sali Berisha:
Nje ekzekutim mafioz me domethenie te madhe nderkombetare!
Larje hesapesh ne zemer te Tiranes midis Ndragetes Italo shqiptare dhe mafies turke per te dominuar trafikun e heroines per ne Europe.
Miq, nje ekzekutim mafioz ka ndodhur sot ne zonen me te mbrojtur me te hapur, te rrethuar nga te gjitha anet nga narkopolice. Bosi kryesor i mafies turke Behar Sofia, ne Tirane, u ekzekutua me silenciator para syve te narkopolicise, e cila dukej sikur te ishte bashkepunetore ne kete vrasje.
Kjo vrasje thuhet se eshte bere nga Ndrageta Italo shqiptare, e cila e lidhur me nivelet me te larta te pushtetit ne Shqiperi, Ramen dhe Veliajn, ka vendosur te spastroje Tiranen nga mafia shqiptaro turke dhe te vendose ne kontroll te plote trafikun dhe rrugen e Tiranes, te heroines, per ne Europe.