Aktualitet

Berisha: Banditët e Ramës dhe Ballës po terrorizojnë numëruesit në Elbasan














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:28 - 26/04/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, lidhur me situatën e numërimit të votave në KZAZ-të e Elbasanit





Sipas denoncuesit, kryeministri Rama dhe Taulant Balla kanë rrethuar me banditë KZAZ-të dhe kanë vendosur në terror numëruesit për të manipuluar rezultatin.


 





Ndërkohë që në KZAZ e Elbasanit ndodhet dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila ka mbërritur pak më parë, për të parë nga afër procesin e numërimit.



Lidhur me situatën që Berisha denoncon, ambasadorja nuk ka konstatuar asnjë shqetësim gjatë porononcimit për mediat.


Statusi i Berishës

Breaking News!

Ndal terrorit në KZAZ e Elbasanit!

Edi Rama dhe Taulant Bego Yaris kanë rrethuar me banditë KZAZ dhe kanë vendosur në terror numëruesit dhe diktojnë rezultatin! sb

Pershendetje dr Berisha. Prej disa orësh banditë të armatosur kanë rrethuar KZAZ e Elbasanit dhe kanë krijuar një klimë terrori dhe terrorizojne numeruesit. Policia jo vetëm nuk ndërhyn për largimin e tyre, me sa duket i ka ftuar vetë. Ju lutem bëje publike.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas