Aktualitet

Berisha: Basha kryeministrër në 2021, kam një këshillë për opozitën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:44 - 22/06/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në ‘Çim Peka Live’, deklaroi se Lulzim Basha do të jetë kryeministër në 2021. Më tej, Berisha tha se opozita duhet të kontaktojë elita shqiptare në Europë dhe SHBA.


I pyetur nëse do të jetë deputet vitin e ardhshëm, Berisha u shpreh se nuk ka një projekt konkret por shtoi se, për të qenë në politikë nuk ka nevojë për mandat.


“Lulzim Basha do të jetë kryeministër i vendit në vitin 2021. Nuk ka dyshim që do të jetë dhe shpresoj që Rama të mos shkojë në zgjedhje se në zgjedhje nuk ka shanse. Lulzim Basha ka njerëz, por opozita duhet me shpejtësi të kontraktojë elite shqiptare në Europë dhe SHBA.


Një elite e mrekullueshme. Unë personalisht do ta quaja shumë të domosdoshme sjelljen dhe afrimin e tyre. Sot ka në çdo fushë nga më të shquarit. Shqipëria e ke jetike afrimin e një grupi të rinjsh se shkoi 8 vite prapa”, tha Berisha.



Etiketa: , ,

Pas