Aktualitet

Berisha: Basha s’është në pozitë për të zgjedhur mes meje dhe SHBA, ja arsyeja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:52 - 30/07/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, teksa komentonte deklaratat e ambasadore amerikane Yuri Kim, e cila kërkoi që ai të mos jetë në parlamentin e ri në shtator, tha se do të shkojë të ulet në vendin e tij më krenar se kurrë.






Teksa u pyet nëse e ka vënë në pozitë Lulzim Bashën për të zgjedhur mes tij dhe SHBA-ve, Berisha tha se nuk po e vendos fare në pozitë kreun e Partisë Demokratike, dhe për këtë ish-kryeministri ka një shpjegim.


Ish-lideri i PD theksoi se pozita më e vështirë do të ishte nëse nuk do të bëntë këtë që po bën, nëse nuk do të qëndronte për liritë dhe dinjitetin njerëzor.







“Një parti që nuk qëndron mbi këto parime, meriton të mos ekzistojë. Kjo është e qartë për çdo demokrat.”-tha Berisha.

Lexo edhe :  Deputeti i PD "shkrin" së qeshuri demokratët dhe socialistët në Kuvend (VIDEO)


“Unë jam në misionin tim të besuar nga qytetarët shqiptarë. PD-ja s’mund të bëhet kurrë parti e dhunimit të lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, dhe sovranitetit të saj dhe të vendit.



Përsëris se do ishte shumë, në vlerësimin tim, ftoj cilindo përfaqësues të SHBA-ve, të paraqesë një fakt të vetëm e të vërtetë, por në mënyrë absolute nuk ekzistojnë”-tha Berisha.

Berisha tha se asgjë nuk e ndal nga misioni i tij për të ruajtur dinjitetin dhe interesat kombëtare të vendit.

LEXO EDHE:

Berisha: Yuri Kim t’i kërkojë ndjesë shqiptarëve, PD është ngritur mbi parime

1


Etiketa: , ,

Pas