Sali Berisha i ka drejtuar sot në takimin me mbëshettësit në Fier, një mesazh Lulzim Bashës, duke i thënë se kush nuk respekton forumet e partisë, përfundon keq.
Këtë koment, Berisha e bëri nisur nga deklaratat e Lulzim Bashës, se nuk do të mbledhë Kuvend Kombëtar.
Ish-kryeministri tha se kjo varet nga anatarësia.
Berisha po ashtu shtoi, se Basha do të bënte mirë të shkonte andej nga erdhi.
Ai tha se kryetari i PD do të duhej që vendimin për të, ta kishte kaluar në forume, dhe nëse nuk e fitonte në forume, të dorëhiqej.
Por sipas tij, Basha është peng, dhe ai nuk ka mundësi as të dorëhiqet.
Deputetëve të PD, Berisha u tha se i dëgjon dhe i mirëpret qendrimet e tyre sido të jenë. Por u bëri thirrje të mos diktohen nga pakti dhe pazari Rama-Basha.