Ish-kryeministri, Sali Berisha, me anë të një statusi në Facebook ka dënuar ashpër veprimin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për vendosjen e flamurit të Serbisë mbi hartën e Kosovës.
Ai i bën thirrje autoriteteve të Kosovës për ta shpalluar non grata Vuçiçin.
Gjithashtu, Berisha iu bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të dënuar këtë veprim, të cilin e cilëson si një provokim armiqësor dhe luftënxitës.
Statusi nga Sali Berisha:
Dënoj me ashpërsinë më të madhe vendosjen e flamurit të Serbisë mbi hartën e Kosovës nga bastardi i Sheshelit dhe Geblesi i Millosheviçit, krimineli i luftës dhe padronit te Zografit Bis, Presidentit të Serbomadhisë Vuçiç si një provokacion të ulët dhe luftënxitës.
Ju bëj thirrje autoriteteve të Kosovës të deklarojnë përgjithmonë non grata këtë ultranacionalist të verbër serb.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënoj këtë porovokim armiqësor dhe luftenxitës të Serbomadhit Vuçuç. sb
LEXO EDHE:
Vuçiç provokon sërish, publikon hartën e Kosovës me flamurin serb