Seanca e sotme parlamenrare është shoqëruar në Kuvend me debate, mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj.
Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi të marrë fjalën nga foltorja, por nënkryetarja Ermonela Felaj i theksoi se fjala është për deputetin Shehin dhe jo për të.
“Unë jam këtu për rregulloren. Nuk mund ta jap fjalën e se nuk keni të drejtë. Ju lutem e drejta e replikës lidhet me rastin kur shprehen fjalë të pahijshme dhe të padenja ndaj një deputeti. Nuk shprehur asnjë fjalë të tillë z. Gjiknuri. Nuk u përmend asnjë gjë personale”, tha Ermonela Felaj.
Berisha nga ana tjetër shprehet i vendosur se duhet të replikojë ndaj Damian Gjiknurit, i cili mbajti një fjalim pak minuta më parë.
“Fjalën nuk e jap se ma thoni ju, por kur ma thotë rregullorja. Ju lutem lironi foltoren”, shprehet Felaj.