Ish-kryeministri Sali Berisha, tashmë i përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, tha në emisionin ‘Zonë e Lirë’ se aksioni i tij ndaj Lulzim Bashës është konsulta dhe debati me anëtarët e PD, drejtuesit e PD.
Së pari tha Berisha, për mënyrën si Basha vendosi ta përjashtojë. Ish-kryeministri tha se Lulzim Basha me këtë veprim, pra përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, i ka hapur rrugën një bashkëpunimi me Edi Ramën.
Berisha tha së do bëjë çdo gjë që anëtarët e PD të thonë fjalën e tyre, përmes bisedimeve të hapura dhe demokratike.
Më tej, teksa u pyet se nëse akrepat e orës po shkojnë kundër tij, për shkak të moshës, Berisha tha se burri është aq sa ndihet.
“Basha me këtë veprim, me këtë akt pabesie, synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. Bashkoi forcat me Edi Ramën. Rëndësi për mua ka shkelmimi që kreu i PD Lulzim Basha bëri mbi statutin, ligjin, Kushtetutën e PD, duke shkelmuar çdo anëtar të saj. “- tha Berisha në “Zonë e Lirë”/Mapo.al/
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/basha-e-perjashtoi-berisha-pabesia-njerezore-thyen-cdo-norme/