Aktualitet

Policia i përgjigjet Berishës: Vdekja e 47-vjeçarit, aksidentale







               Publikuar në : 15:23 - 16/05/19 |
mapo.al

Ka ardhur edhe reagimi i Policisë Vlorë, në lidhje me statusin që ish-kryeministri Berisha bëri në rrjetin social ‘Facebook’. Denoncimi erdhi nga qytetari dixhital, në lidhje me dhunën ndaj një shtetasi i cili ndërroi jetë pas tre ditësh, dhe ngjarja u mbajt e fshehtë nga policia.


Reagimi i DVP Vlorë

Në lidhje statusin e publikuar nga z.Berisha në rrjetet sociale sqarojmë se:

Më datë 12.05.2019, në “Sheshin e Flamurit” është gjetur i shtrirë në tokë (nën efektin e pijeve alkoolike) shtetasi A.D., 47 vjeç, banues në Vlorë, me frakturë në kokë.

Nga kqyrja paraprake në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç frakturës që ka marrë në kokë, dyshohet për shkak të rrëzimit.

Ky shtetas ka ndërruar jetë 3 ditë më vonë në Spital dhe sipas aktit të ekspertizës rezultuan se vdekja ka ardhur për shkak të hemoragjisë cerebrale në kokë.

Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe: Berisha: 50-vjeçari i dhunuar ndërron jetë, policia fsheh ngjarjen


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas