Aktualitet

Berisha-deputetëve të PD: Shprehuni, por jo të ndikuar nga pakti Rama-Basha














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:25 - 21/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ‘Foltorja’ në Fier, tha se Lulzim Basha duhet të shkojë andej nga erdhi. Berisha theksoi se ai është i marrë peng nga kryeministri Edi Rama, ndërsa deputetëve demokratë iu bëri një thirrje, që të shprehin lirshëm mendimet e tyre, por të mos pranojnë asnjëlloj ndikimi nga bashkëpunimi mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashën, siç u shpreh ai.






Më tej, Berisha tha se ka bërë gjithçka që ai (Basha) të fitojë, por nuk i ka shkuar kurrë mendja që ai do të dilte kaq i pabesë për ta përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Ish-kryeministri tha se uron që Basha të dorëzojë dhe mandatin.


“Amerika nuk e vlerëson pabesinë, edhe sikur, le ta vlerësojë kush të dojë, ne jemi Komb i besës. A nuk fitove? Jep dorëheqjen zotëri” – tha Berisha.

Lexo edhe :  Aksident i rëndë në Rinas, përplasen 5 automjete (VIDEO)






Ndërsa për shpalljen non grata në SHBA, Berisha tha se nuk do të pranojë kurrë një vendim politik.



10




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas