Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 180 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia kryeson me 16411 vota, 44.67%.
E dyta renditet Majlinda Angoni me 14518 vota, ose 39.51%.
Xhemal Bushati, kandidati i PD-së ka marrë deri tani 5812 vota, gati 15.82% të votave.
Gjithsesi, rezultati në Shkodër nuk është i sigurt. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë afro1300 votues, procesi mund të përsëritet.
Sipas asaj që është bërë e ditur deri tani, rezultati mund të përsëritet nëse diferenca mes dy kandidatëve të parë do të jetë aq sa është numri i votuesve në këto zona.