Ish-kryeministri Sali Berisha, ka denoncuar drejtuesit e Partisë Socialiste në Vlorë, për të cilët thotë se po nxisin qytetarë për të mbjellë hashash.
“Udhëheqësit e narkopartisë, zotërit e plantacioneve të hashashit!“, shkruan Berisha, ndërsa poston denoncimin e qytetarit.
Sipas Berishës, drejtuesit e PS në Vlorë nxisin qytetarët të mbjellin kanabis pasi duhen vota për zgjedhjet e ardhshme.
“Mirembrema doktor ! Droga paraqitet e mbare sivjet nen kujdesin e Rilindjes ! Ne fshatin Tragjas te Vlores kryeplaku i fshatit Mezin Ramohito njekohesisht edhe sekretari i PS sebashku me kryetarin Baco Gaço kontrollojne gjithe drogen , ky i fundit eshte edhe punonjes i pyjores . Kane mbjelle droge mu ne mes te fshatit dhe lart ne mal ne vendin e quajtur Stani i Keke . Ju thone fshatareve se edhe ju mund te mbillni por duhet te paguani tek ne se kete vit Rilindja do te lejoje mbjelljen se i duhen votat! Po te fitoje Rilindja droga do te jete e lire per kedo . Kjo eshte propaganda e tyre. Gjithe te mirat doktor!”