Aktualitet

“Berisha”, Grida Duma: Basha vendosi i vetëm, akt i madh lidershipi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:45 - 15/09/21 |
mapo.al

“Vendimi i Lulzim Bashës për të përjashtuar liderin historik të Partisë Demokratike nga Grupi Parlamentar i partisë ka anuar drejt racionalitetit dhe jo drejt emocioneve”.






Kështu është shprehur Grida Duma, nënkryetare përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD, në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC.


E pyetur nëse për mendimin e saj, vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës ishte brenda standarteve statutore të partisë, Duma u shpreh se nëse do t’i kërkohej çdo demokrati që të jepte mendimin e tij, do të goditej një akt lidershipi moral.







Ajo theksoi se Lulzim Basha e mori vendimin i vetëm për të mos lejuar përçarjen e partisë. Ky akt, sipas saj, është një akt i madh i lidershipit.



“PD është aset për të çuar Shqipërinë në të ardhmen e vet euroatlantike. Padyshim që askush nuk do ta lejoja unë e para, nuk ka guximin të mohojë të vërtetën faktike të të kaluarës së PD-së. Sali Berisha ka vendin e vet të lavdisë. Gjithkush ka misionin ta çojë të ardhmen historike drejt perëndimit…

Deri më sot, nuk kam dëgjuar të analizohet mirë se çfarë ka ndodhur si akt vendimarrës për PD. Nëse do kërkohej që secili nga ne të jepte mendimet, ai akt lidershipi, i vështirë, traumatik për Bashën që tha që iu deshën tre muaj për të lobuar… nëse do të mbanim qëndrime personale do të godisja një akt liderishpi moral”.

Po ashtu, sipas Grida Dumës, sot në PD ka emocione të ndryshme rreth kësaj çështjeje por jo përçarje.

Sesa i drejtë dhe i peshuar ishte ky vendim i Bashës, nënkryetarja përgjegjëse për marrëdhëniet me shoqërinë civile në PD thotë se do t’i mbetet kohës ta tregojë.

“Që të gjykosh sot për këtë vendim është jo maturi politike”.

58


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas