fbpx

Aktualitet

Berisha: Dvorani kapo-mafia, ka zhdukur kandidatët e Kushtetueses





               Publikuar në : 13:15 - 20/11/19 |
mapo.al

30 minuta ka zgjatur takimi në Presidencë mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në cilësinë e ish-Presidentit. Po kaq ka zgjatur edhe deklarata që Berisha bëri për mediat, pas takimit. Ai tha se Kreu i KED, Dvorani është një mafioz që ka mbajtur peng reformën në drejtësi. Sipas Berishës, në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi kanë shkuar shumë kandidate për Gjykatë Kushtetuese por janë zhdukur… Sipas tij, Meta është i vetmi që po mbron Kushtetutën përballë mazhorancës.


Pjesë nga deklarata e Berishës:



Gjatë këtyre 4 viteve reforma në drejtësi është lakuar më shumë se integrimi. Është në detyrimin tuaj tu thoni të vërtetën shqiptarëve për reformën drejtësi që po kapet nga narkoshteti shqiptar. KLP-ja e sotme kryesohet nga një individ kunati i ndrikullës së radarëve.


Cili gjykatës në 25-30 vjet ka shkelur në mbledhjet partiake , ai është mafiozi Ardian Dvorani. Ky gjykatës militinat ka bllokuar reformën 2 vite me radhë, kjo është baraz më 0 shtet ligjor.

E mbajtën peng reformën sa nxorën Dvoranin në krye.

A ka fyerje më të madhe për popullin, çfarë reforme është kjo ku kushtetuta përcakton se çdo kandidatë çdo vend në GjK do të mbushet duke patur 3 kandidatë, duke dhënë kështu mundësi zgjedhjeje.

Çfarë bën kapo mafia që shndërron KED në shpellë mafie, sjell në vend të 12 kandidatëve vetëm 4, nuk ka shkelje më të rëndë.

Kam dëgjuar në media, që thonë se shohin që Presidenti kërkon të kapë gjykatën se është vetë në gjykim. Lexoni Venecian. Në opinionin e tij të fundit shpall të kundërtën e kësaj. Parlamenti duke e vënë në hetim do bëjë gjithçka të kapë gjykatën për të realizuar qëllimin e tij. Mazhoranaca po bën gjithçka të kapë Gjykatën Kushtetuese dhe presidenti po bën gjithçka të ruajë kushtetutshmërinë e saj.

*Fotot nga Florion Goga

<
>
WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.24 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.25 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.27 (1) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.26 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.29 (2) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.27 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.28 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.29 (1) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.29 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.30 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.31 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.31 (1) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.32 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.33 (1) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.32 (1) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.33 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.34 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.34 (1) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.45.06 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.45.08 (1) WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.40.35 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.45.08 WhatsApp Image 2019-11-20 at 12.45.09 (1)

 



Pas