Kryesore

Berisha e ngacmon Majkon, ja si përgjigjet ministri socialist







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:05 - 21/12/18 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në Kuvend se “përfaqësuesit e krimit janë zhdukur si minjtë”, duke iu referuar mazhorancës dhe shtoi se “po kërkojnë të mbrohen me thinjat e Majkos”.


“Sot është ditë historike, është amandament historik i opozitës kundër krimit në politikë. A nuk vë re ti zonja kryesuese e seancës se përfaqësuesit më të zi të krimit janë zhdukur si minjtë dhe duan të mbrohen me thinjat e Majkos? Ku janë ata? Pse kanë frikë? Mendojnë se imazhi i Pandeliut do t’i lajë fytyrën sot. Të vijnë aty se sytë e kombit janë në ato karrige, bajlozë të krimit që po e zhbëjnë vendin. Ndërprit seancën, detyroji të vijnë aty dhe të qëndrojnë. Duhet të jesh në lartësinë e detyrës. Ti Pandeli ngjet si fals aty, i keqpërdorur, thirri kolegët të jenë aty, se duan të maskohen me ty”, tha Berisha.


http://www.mapo.al/berisha-rrembeni-armet-ja-vdekje-ja-liri-balla-kerkon-perjashtimin/



Kurse Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, teksa e ka quajtur qesharake dhe komike kërkesën e PD për vetingun politik, ka bërë një apel të fortë për të reflektuar rreth lëvizjes së sotme studentore.


“Lëvizja studentore është një paralajmërim serioz për politikën që filloi me lëvizjen studentore, është rritur numri i njerëzve që nuk dinë t’i shpjegojnë dallimet mes nesh. Dje u hodhën vezë në emër të studentëve, më shumë dinjitet kanë studentët që janë distancuar nga çdo akt dhune, çdo gjë që ka një fillim, e ka një fund, nëse kjo lëvizje po na kujton këtë, kjo kërkon reflektim dhe jo bërjen e trimit në Kuvend. Vetingu i politikës është vazhdim i kapitullit depersonalizues dhe fyes, politikani duhet të provojë se nuk është i lidhur me krimin, mbi bazën e kësaj logjike shpëton vetëm ai që sjell prova”, tha Majko.


http://www.mapo.al/ymer-lala-te-kapi-per-zverku-berisha-perplaset-me-ulsi-manjen/

Ai e ka quajtur këtë një “proces ironik që merret me shitjen e asgjësë”.

“Pas 5 vitesh në opozitë shqetësimi i të djathtës nuk duhej të ishte pastërtia e politikanëve, por të menaxhonte masën e të pakënaqurve dhe të diskutonte fitoren e zgjedhjeve. Vetingu është qesharak, pafajësia e çdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër”– tha ai.

Sipas tij, ky proces rrezikon të kthehet në teatër të radhës.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas