Publikimi i një raporti të Senatit amerikan për metodat e përdorura nga CIA gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm ka ngjallur shumë reagime.
Ka pasur raportime se në raport thuhet se në Shqipëri, CIA kishte sajuar një pikë kufitare false për operacionet e saj.
Por ish- kryeministri Sali Berisha i mohon këto deklarata.
“Në këtë raport, në mënyrë jo të qartë përmendet dhe Shqipëria.
Duke dënuar pa ekuivok çdo lloj torture ndaj cilitdo, theksoj me këtë rast se: Shqipëria ka pasur dhe ka një bashkëpunim të ngushtë dhe të suksesshëm me CIA në luftën kundër terrorizmit. Për periudhën pas vitit 2005, periudha e ardhjes së PD në pushtet, çdo bashkëpunim, në çdo operacion me këtë organizatë partnere ka pasur si kusht sine qua non mospërdorimin e torturës. Shtoj këtu se kjo nuk është kërkuar asnjëherë nga kjo agjenci. Unë jam i bindur se gjatë këtij bashkëpunimi ky kusht është respektuar plotësisht. Nuk kam dijeni të plotë për operacionet para shtatorit të vitit 2005, por në dijeninë time në Shqipëri nuk kanë ekzistuar asnjëherë burgje në administrimin e CIA.
Shqipëria para dhe pas 2005 ka lejuar fluturime të avionëve të CIA, një organizatë legale kjo e aleatit tonë kryesor, me kontribute thelbësore në luftën kundër terrorizmit, sistemit komunist dhe rreziqeve të tjera të paqes në botë,” shkruan Berisha në FB.
Një ditë më parë për këtë çështje ishte shprehur edhe kryeministri Edi Rama.
“Dje me një transparencë rrëqethëse Senati amerikan u njoh me çfarë ka ndodhur në brendi të aktivitetit të shërbimit sekret amerikan dhe sigurisht që çfarë ka dalë në dritë është larg së qeni një pamje për t’u krenuar por ka diçka tjetër që e bën unike këtë eksperiencë të dhimbshme transparence dhe që është krenari e të qenit SHBA dhe e të qenit aleat me SHBA. Vlera supreme e llogaridhënies përpara publikut dhe e njohjes së përgjegjësive në raport me publikun për të respektuar një kontratë të bazuar tek vlera e parimeve të panegociueshme të Kushtetutës. Ky është një nga shembujt më fantastikë për të kuptuar epërsinë e jashtëzakonshme të demokracisë edhe në atë që mund të duket si brishtësia e vet më e madhe. Asnjë sistem tjetër nuk e garanton dot këtë gjë, në asnjë sistem nuk ndodh që presidenti të kërkojë nxjerrjen në mënyrë transparente përpara publikut dhe të ballafaqohen me fakte si ato të shërbimit sekret siç ndodh në një demokraci që është shembullore në këtë drejtim”, deklaroi Rama.
Po ti or i pacipe si i ke maredhenjet me zgjedhesit e tu ne rradhe te pare , me studentet qe i pagove per te votuar kandidatin tend ne Korçe….dhe si i tille qe je ne vnd qe te thuash qe edhe qeferia ime do beje keshtu, na tregon vlerat qe ke Amerika ne demkraci ,sikur njerezit nuk e dine vlerte e saja ! E nga ana tjeter Amerika fyhet nga nje njeri qe shkel me te dyja kembet lirine e njeriut dhe qe nuk rrespkton ligjet te cilat vete i ka aprovuar ! Nese Amerika e prêt edhe nga njeriu i fundit i kesaj bote ta pregezoje per kete demokraci , ky me siguri eshte edveri..