Aktualitet

Berisha: Firmosni për Kuvendin, kryetari do të shkarkohet kur shpërfill forumet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 01/10/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha po mban sonte ‘Foltoren’ e radhës, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD, nga kryedemokrati Lulzim Basha. Kjo, një nismë sipas Berishës, për një PD më të fortë e më të bashkuar se kurrë. Berisha u bëri thirrje shkodranëve që të firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, duke theksuar se ai do bëjë ndryshime të mëdha






E shfrytëzoj rastin për t’u bërë thirrje të gjithë demokratëve të Shkodrës, që delegatët të firmosin për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.


Ne kërkojmë të mbledhim Kuvendin për të përcaktuar rregullat, të cilat të mos e katandisin PD-në në këtë gjendje ku jemi sot.







Ne do përcaktojmë në nenet e statutit, që një kryetar i cili vendos jashtë forumeve të partisë, shkarkon veten automatikisht dhe vendin e merr zëvendësi.




Lexo edhe :  Rama: As në hënë s'e kundërshtojnë Ballkanin e Hapur! Tritan Shehu: Dorëhiqu

Ne do përcaktojmë sanksione të qarta, largimin e kryetarit të PD që humbet zgjedhjet e përgjithshme.



Ne do të detyrojmë me statut kryetarin që në rast se humbet zgjedhjet lokale, t’i nënshtrohet votëbesimit të gjithë partisë.

Ne do të rikthejmë primaret, do të rikthejmë mekanizmin e numërimit të votave, do të rikthejmë të drejtën e propozimit tuaj. Do të vendosim standardet më demokratike që të fitojmë besimin e shqiptarëve,” tha Berisha.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas