“Kur gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, kështu e nis komentin e tij, ish-kryetari i PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Bejko tregon demokratët se foltoria vazhdon ta ushqejë opinionin publik me lajme të rreme, Enkelejd Alibeaj paska mbetur vetëm.
Duke i shkuar më tej këtij lajmi, Bejkos sqaron se në propagandën e mediave të Berishës thuhet se “të gjithë deputetët e tjerë i janë bashkuar plakut “Non Grata” nën presionin “se po nuk shkuan edhe këtë herë në protestën e hallemadhit, do të jenë të braktisur nga elektorati.”
Në postim e tij, Bejko tregon të kundërtën, përmes fotografive ai shpjegon se deputetët e komisionit për rishikimin e Reformës Territoriale Dhurata Çupi- bashkëkryetare, Orjola Pampuri -anëtare, Saimir Korreshi -anëtar, Eralda Tase Bano, deputete e Qarkut Fier, dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të PDSh, Enkelejd Alibeaj ku diskutuam me qytetarët e pranishëm të , mbi Qarkut Fier domosdoshmërinë e rishikimit të Reformës Administrative – Territoriale.
Mes të tjerash Bejko thekson se opozitarizmi në demokraci bëhet me akte, jo me retorikë politike. As me gënjeshtra.
Duke iu referuar protestës e 7 Korrikut, Bejko ndan mendimin se është hall i Sali Berishës dhe klanit të tij, ndërsa për të tjerat thotë se janë retorikë dhe përralla berishiste.