Aktualitet

“Berisha”/ Gjekmarkaj: PD nuk rrezikon shpërbërjen, do bëjë opozitë luftarake














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:02 - 11/09/21 |
mapo.al

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj, i ftuar News 24 në emisioni ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, e ka konsideruar një vendim të vështirë përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD.






Gjekmarkaj tha se me këtë vendim Basha i ka çliruar nga një përgjegjësi e madhe të gjitha strukturat e PD.


Sipas tij nëse Basha nuk do ta bënte një gjë të tillë PD rrezikonte të shpallej një organizatë e padëshiruar nga SHBA.







Nuk e teproj nëse them se kur Basha shpalli këtë vendim ngjante me një personazh tragjik. Unë e kam pritur me trishtim të madh. Edhe vetë zoti Basha e ka pritur me trishtim të madh. Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar, por nëse do të votohej të gjithë do të votonin kundër nga nderimi dhe roli në historinë e Shqipërisë. Berisha i ka bërë nderime shumë të vyera vendit.




Është një vendim i vështirë i marrë nga Basha. Ky vendim i ka shmangur deputetët, i ka çliruar ata nga një përgjegjësi. Basha kishte dy rrugë: ose të merrte këtë vendim ose të jepte dorëheqjen. PD ishte në diktat. Nëse dorëhiqej Basha vinte një tjetër duke u rrezikuar qe PD të shpallej një organizatë e padëshiruar. Është e pamundur të vish në pushtet me përplasje me Amerikën.



Ishte një rrugë pa shteg, e vetmja. PD do të hynte në një krizë dhe përplasje me SHBA-të që e rritën presionin ndaj PD-së. Ata lanë një ultimatum në zyrën e liderit demokrat. Ishte gabim, por ishte gabimi i duhur. Nuk mendoj që e ka bërë për interesa personale pasi vetë ai e mbështeti në 2013-ën, në 2017-ën dhe 2021-shin. Është një vendim që e ka marrë një vend i huaj. Mua më dhemb si vendim”– tha ai.

Lexo edhe :  Besnik Mustafaj: Berisha po zgjon PD-në, dy kuvendet karikaturale

Gjekmarkaj thotë se PD nuk rrezikon shpërbërjen pas vendimit për Berishën, por do të ringrihet.

Sipas tij, Basha ka marrë një vendim të detyruar për 620 mijë demokratët që votuan në zgjedhjet e fundit dhe për të rivendosur marrëdhëniet me SHBA.

Ai thekson se në këtë fazë PD dëmtohet, por më pas do të bëhet opozita më luftarake e 30 viteve të fundit.

Të jem i ndershëm, Sali Berisha është personalitet me përmasa të mëdha. Beteja e tij për Statut është betejë e vogël. Mund të jenë të tjerë që bëjnë beteja për statut. Ai është me shqisat më të forta si politikan. Mbase është sedra e lënduar e Berishës, presioni ka qenë shumë i madh ndaj Bashës. Basha e mori atë vendimin për ata 620 mijë demokratë. Unë mendoj që monopoli nuk është më në dorë të Ramës, nëse e lexuat deklaratën e ambasadës amerikane që do të bashkëpunojë me Bashën.

Është akt i detyruar për të rivendosur marrëdhënien e PD me betejat në këtë vend.

Disa kolegë të mi tundin kartën e sovranizmit. Më duket te padrejtë çfarë ka ndodhur me Berishën, por nëse opozita është në dobësim të vazhdueshëm, kush fiton?

Cili është mjeti për të rrëzuar Ramën nëse nuk forcohet opozita? Ne si opozitë duhet të kuptojmë ku kemi gabuar me ndërkombëtarët. Masakra e 25 prillit u lejua me bekimin ndërkombëtar, si 5 qershori. Duhet të gjejmë ku e kemi gabimin.

Sigurisht që një debat i tillë dhe qëndrim i tillë PD në këtë fazë dëmtohet. Një pjesë e njerëzve që e mbështesin çoroditen . Nuk rrezikon shpërbërje, është dialektike të ketë debat të tillë. PD është parti që fermenton, shkund dhe ringrihet, do të jetë opozita më luftarake e këtyre 30 viteve.’’- tha Gjekmarkaj.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas