Sali Berisha i ka dhënë përgjigje shumë pyetjeve që kanë sot njerëzit lidhur me lëvizjen e tij. Ai tha se kjo nismë bëhet për të rikthyer pluralizmin në vend, për ti ridhënë sovranitetin opozitës, dhe kulmon me rikthimin e atij vetë si Kryeministër i vendit.
Berisha pohoi se prej një muaji, ka nisur këtë lëvizje me demokratët në gjithë vendin.
Ai shtoi se PD në këto 8 vite u largua nga vlerat dhe parimet e saj themelore, çka solli si pasojë katastrofale mandatin e tretë të Edi Ramës.
Lideri historik, i shpallur non-grata nga Departamenti amerikan i Shtetit, tha se Edi Rama ka minuar demokracinë dhe ka asfiksuar pluralizmin dhe opozitën.
Sipas tij lëvizja e tij, tronditi Shqipërinë dhe ka dhënë shpresë e dritë në tunelin e zi ku janë zhytur qytetarët.
Ai e quajti lëvizjen e dytë më të rëndësishme historike, pas asaj të vitit 1991.