Ish-kryeministri Sali Berisha i është kundërpërgjigjur reagimit të ambasadës ruse lidhur me deklaratat e tij, për refuzimin e një ryshfeti nga kompania Gasprom.
Ambasada ruse në Shqipëri, me anë të një reagimi, pyeste Berishën, sesa ishte shuma që i kërkoi kompanisë Gasprom, të cilën ajo nuk e përmbushte dot.
Duke u nisur nga ky reagim, Berisha shkruan se Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdorën të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.
Njoftim shtypi!
Lidhur me deklaraten time te djeshme për përpjekjet korruptive të Gaspromit pranë meje për të sabotuar TAP, ambasada ruse në Tiranë ka reaguar sot duke pyetur: Sa lekë kërkoi zoti Berisha që Gazpromi nuk i mblodhi dot?
Lidhur me këtë reagim, tipik provokativ të stilit sovjetik të përfaqësuesve të diktatorit Putin, sqaroj publikun sa vijon!
1-Gazprom dhe qeveria ruse bënë çfarë kishin në dorë dhe përdorën të gjitha linjat korruptive të gazit të tyre për të bllokuar projektin e TAP.
2- Në javën e parë të gushtit të vitit 2011 një mik i imi biznesmen i njohur turk me solli nga presidenti i Gazprom mesazhin që vijon:
“në rast se unë do të hiqja dorë nga projekti i TAP-it dhe të mbështesja projektin ITGI, i cili anashkalonte Shqipërinë dhe kalonte në trajektoren Turqi- Greqi-Itali dhe qe furnizohej kryesisht me gaz rus por dhe azer pala ruse ofronte:
-ndërtimin e një gazsjellesi Igumenicë-Vlorë me mundësi shtrirje edhe deri në Shkodër.
-Investimin prej 4.1 miliardë dollarë në termocentrale të mëdha gazi në Seman.
-Këto do vendoseshin në një takim që do zhvillohej midis meje dhe presidentit të Gaspromit.
Oferta u refuzua prereas per arsye politike nga ana ime. Nuk pranova investimet e Gasprom se besoja, dhe koha me dha te drejte, se ato nuk ishin ne interes te vendit tim. Ju bete gjithshka qe TAP te mos behej dhe deshtuat!