Aktualitet

Reagimi i Berishës: Kuvendi Kombëtar do të mblidhet për vendimin e Bashës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:36 - 22/09/21 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se Kuvendi Kombëtar i PD nuk do të mblidhet. 






Përmes një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Kuvendi Kombëtar do të mblidhet në përputhje me statutin e PD, duke shtuar se askush nuk mund ta pengojë.


Sipas Berishës, Kuvendi Kombëtar i PD do të mblidhet “për të shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europës”.







Duke iu përgjigjur Bashës se Kuvendi Kombëtar i PD nuk mund të shqyrtojë vendimet e SHBA, Berisha thotë se ky forum do të diskutojë vendimin e kryedemokratit dhe jo non-grata-n.



“Ai nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames”, deklaron Berisha.

Lexo edhe :  Pas deklaratës për mediat, Basha kafe me deputetët e PD (FOTO)


Reagimi i Berishës
Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qendroje ne pushtet sepse eshte ne pazar me dike qe eshte shume i kenaqur te qendroje edhe 80 vjet ne opozite.

Kuvendi i PD do mblidhet ne perputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje.

Ai nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnje qeverie por vetem vendimet e pengut te Edi Rames.

Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpetuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresen demokrateve pas 4 humbjesh radhazi perballe rregjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes. 

PD nuk i duhet nje lider i kapur peng qe ben pazar me Ramen dhe shpall non grata bazen e partise i tmerruar prej saj. sb  

LEXO EDHE: 

Basha-Berishës: S’ka për të patur Kuvend Kombëtar që shqyrton vendimet e SHBA

56


Etiketa: , ,

Pas