“Duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë, si dhe duke kryer menjëherë dorëzimet përkatëse te Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD deri më datë 5 janar 2022,” ishte ultimatumi për Bashën.
Në kundërpërgjigje të këtij ultimatumi, Lulzim Basha, zëvendësoi në forumet drejtuese të PD-së mbështetësit e Berishës të cilët i ka përjashtuar. Emrat e rinj, janë demokratë të vjetër. Arta Sakja, do të zëvendësojë Edi Palokën në krye të Këshillit Kombëtar. Ky forum zgjodhi me votë edhe 4 sekretarët dhe 5 anetarë të kryresisë.
EMËRIMET E REJA
Kryetare e Këshillit Kombëtar – Arta Sakja
Sekretari për Çështjet Zgjedhore – Indrit Sefa
Sekretar për pushtetin Vendor – Roland Bejko
Sekretar për Diasporën – Kreshnik Çollaku
Sekretar Organizativ – Flamur Hoxha
ANËTARË TË KRYESISË
Elidon Bushati
Gazmend Koduzi
Xhemal Gjunkshi
Agron Kapllanaj
Xhelal Mziu
Me herët në një konference për gazetarët, vetëm pak minuta pas dorëzimit të shkresës në selinë blu nga Komisioni për Rithemelimin, Lulzim Basha tha se demokratet dhe shqiptaret nuk e kane mendjen te e shkuara.
“Çdo veprim i PD do jetë në funksion të njerëzve, në funksion të halleve të tyre, nuk na plas për karriget e atyre që paskan qenë këtu vetëm për karrige,” tha Basha.
Për rrjedhjen e te dhënave sensitive te shqiptareve, Basha tha se kryeministri Rama duhet të jepte dorëheqjen pasi u konfirmua qe ky skandal është pjese e skemës së krimit elektoral të patronazhistëve.
“Janë marrë copa-copa, apo janë marrë si një e tërë skandali i rrjedhjes së ët dhënave personave të shtetasve shqiptarë sa i takon të ardhurave të tyre është vetëm konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral,” tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se SPAK, është nën presion për të mos e hetuar këtë skandal.
“I bëj thirrje përfaqësive të huaja në Tiranë të ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme për SPAK, për strukturat relevante në Policinë e Shtetit dhe për Shërbimin Informativ Shqiptar, sepse në momentin që flasim informacionet pranë PD tregojnë për një presion të jashtëzakonshëm politik,” shtoi Basha.
SPAK, tha Lulzim Basha, ka gjithë mbështetjen PD, teksa tu shpreh se do vijojë hetimi parlamentar.