Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike ka mbërritur në qytetin e Fierit ku po mban edhe foltoren e dytë.
Berisha ka deklaruar se asnjërit nuk i kishte shkuar në mendje se kryetari i PD, i marrë peng nga Rama, do të merrte vendimin për përjashtim e tij pa pyetur asnjë njeri.
Ai ka ironizuar rëndë Bashën me një shprehje, duke thënë se është ‘më mirë një qiri i fikur, sesa një qiri i fëlliqur’.
“Ju jeni njerëzit e vlerave dhe besimit. Atyre që janë në këtë sallë dhe kanë mbështetur Lulzim Bashën, por edhe ato që nuk e kanë mbështetur Lulzim Bashën, ju them se më shumë se të gjithë ju, Lulzim Bashën e ka mbështetur Sali Berisha.
Ju keni mbështetur kryetarin e PD. Asnjërit nuk i shkonte në mend se kryetari , do mundej që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë parim mbi të cilin është ndërtuar PD, të dilte me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD.
Unë ju jap fjalën e nderin se e kam kryeput për Partinë Demokratike dhe anëtarësinë e saj këtë lëvizje.” – tha Berisha.