Aktualitet

Berisha: Ja pse opozita nuk arriti të rrëzonte Edi Ramën





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 21:15 - 23/01/20 |
mapo.al

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në ‘Opinion’ ka folur për aktualitetin politik por dhe për aksionet opozitare. I pyetur nga gazetarët se përse opozita nuk arriti të rrëzojë dot Edi Ramën, Berisha theksoi se opozita nuk arriti të trajtonte revoltën popullore me mosbindjen civile.


“Opozita nuk e rrëzoi dot Edi Ramën. Për mendimin tim, opozita nuk arriti të trajtojë revoltën e madhe popullore me mosbindjen civile të shkallës së atillë sa ti jepte shkelmin Edi Ramës ta rrëzonte përfundimisht. Nëse opozita do të kishte gjetur rrugën efiçente të mosbindjes civile asnjë ndërkombëtar nuk mund të shpëtonte Edi Ramën. Opozita duhej të stacionohej tek Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.”- deklaroi Berisha.



Berisha shtoi se këtë mund ta bëjnë qytetarët. Sipas tij qëndrimi i shqiptarëve të bashkuar, duke bërë rezistencë të pandalshme para kryeminsitrisë, do ta largonte përfundimisht Edi Ramën.


‘Shqiptarët nëse duan të rrëzojnë Edi Ramën duhet të përgatiten për një persistencë në bulevard që ai t’ia mbathë nga frika. Edi rama është një frikacak i madh që është i pari që ikën nga frika kur e rrethon sovrani. Rama ka zgjedhur mos rrijë në zyrë, por sovrani i thotë rri tek strehimet e Enver Hoxhës në Skrapar. Kur opozita të mos e lërë Ramën të vijë në Tiranë, as socialistët nuk do ti shkojnë’, u shpreh Berisha.


Etiketa: , ,

Pas