Aktualitet

Berisha: Ja si mund ta zgjidhte Basha çështjen e non-grata














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:08 - 21/09/21 |
mapo.al

Sali Berisha është shprehur se një nga rrugët që kishte Lulzim Basha për të zgjidhur çështjen e shpalljes së tij non-grata, dhe kërkesën dhe presionin që i vinte nga administrata amerikane për përjashtimin e tij, ishte që ti referohej qendrimit që kanë mbajtur në kongres, republikanët.






Berisha tha para mbështetësve se republikanët, dhe ai që njihet si Ministri i Jashtëm hije i tyre, i kanë thënë zotit Blinken se akti ndaj tij është bërë për të favorizuar Edi Ramën, dhe nën ndikimin e Sorosit.


Ish-Kryeministri, u shpreh se pikërisht këtë argument do të duhej të përdorte Lulzim Basha para ambasadores amerikane, Yuri Kim, dhe zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, Riker.







Berisha ka shtuar se edhe përfaqësues të tjerë republikanë kanë kontestuar dekretin e Blinken. Ai shtoi se PD i përket pikërisht aleancës dhe aderon në organizatën e partive të djathta në botë të kryesuar nga republikanët amerikanë.

Lexo edhe :  Berisha "ironizon" Bashën: Më mirë qiri i fikur se i fëlliqur


24




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas