Ish-kryeministri, Sali Berisha ka pranuar se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij për sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Nga Kavaja ku po zhvillon ‘Foltoren’ me qytetarët, Berisha ftoi Blinken që të paraqesë çdo provë në Gjykatën e Parisit, ndonëse u shpreh i bindur se ndaj tij nuk ka asnjë fakt.
“Dua të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provcë, fakt apo dokument që ka për Sali Berishën. Por ju garantoj se ka zero”.