‘Edi Rama duhet të arrestohet në Vlorë nga vlonjatët. Ai po përdhos sheshin e Flamurit.”
Kështu deklaroi ish0kryeministri Sali Berisha nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.
“Vlonjatët po kërkojnë arrestimin e Ramës, se po u përdhos sheshin e Flamurit, bën antimiting njëlloj si Ramiz Alia në 91, edhe atij ia dështuan edhe këtij ia paskan dështuar, kaq, por do ketë një kërkesë nga ajri të arrestohet Edi Rama”, tha Berisha në një prononcim për mediat.
Kurse kryeministri Edi Rama tha sot se krahasimi mes mazhorancës dhe opozitës është njolloje si të krahasosh qytetin e Vlorës siç është sot dhe siç ishte dje.
Rama tha se Vlora ishte lënë në harresë nga ish-shumica dhe sot është shndërruar në një qytet me biznese të reja dhe me zhvillim.
Për kryeministrin, ndryshimi mes PS dhe PD-së tregohet mjaft qartë nga transformimi që i ka bërë qytetit të Vlorës.