Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se një hetim i gjithasnëm është i domosdoshëm për zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit.
Ai tha se është i interesuar të bëhet drejtësi, por ky nuk është interesi Kryeministrit Rama.
Pyetje: Si e komentoni 21 janarin 4 vjet më pas, një ditë e vështirë për çdo kryeministër? Si e shihni rolin e Edi Ramën dhe Ilir Metës, ndërkohë që familjarët e viktimave presin drejtësi?
Berisha: Në rafshin historik, e kam theksuar në Parlamentin shqiptar dhe e theksoj prap se, pas 80 e ca vitesh, ajo ishte dita më e shëmtuar në historinë e shtetit shqiptar, kur politikanë të papërgjegjshëm menduan të rrëzojnë me dhunë një kryetar qeverie, një qeveri të zgjedhur me votat e shqiptarëve. Në këtë kontekst ky akt regjistrohet në histori si një puç i mirëfilltë kundër institucioneve kushtetuese. Kam denoncuar në atë kohë të gjithë autorët e këtij puçi dhe nuk i heq asnjë presje atij qëndrimi të asokohe. Në atë përpjekje për të marrë me dhunë pushtetin, u sollën njerëz të paguar, u sollën të tjerë jo të paguar, me një motiv “do rrëzojmë Sali Berishën”. Ajo që kërkoj unë nga ju dhe nga mediat është, të marrni intervista. Çfarë u tha i ndjeri Ziver, vëllait dhe familjes së tij se, përse e sollën nga Greqia. Unë shfrytëzoj rastin t’u shpreh edhe një herë ngushëllimet familjeve. Nga Greqia tha: Më sollën për të rrëzuar Sali Berishën, më thanë do rrëzojmë Sali Berishën. Të njëjtën gjë i’u thanë atyre që sollën dhe rrethuan kryeministrinë. Një gjë është për t’u theksuar. Nuk ka gjë më të rëndë se sa të të qajnë ata që të vranë. Dhe kjo po ndodh!
Njeriu që ka qënë më i interesuar për t’u bërë drejtësia ka qenë ai që u rrethua në kundërshim me të gjitha ligjet dhe Kushtetutën e vendit për 5 orë të tëra, vetëm e vetëm për ta larguar me dhunë nga zyra. Shqiptarët e dinë mirë se çfarë u thanë atyre që i sollën për të rrëzuar kryeministrin, shqiptarët e dinë mirë se cilat qenë parrullat antikushtetuese mbi të cilat u ngjiz kjo lëvizje, shqiptarët e dinë mirë se Edi Rama kishte bërë gati fjalimin për të folur nga ballkoni i zyrës sime. Shqiptarët i dinë të gjitha këto.
Pati 4 viktima. Fatkeqësi. Por e kam thënë edhe atëherë dhe e them edhe tani se kurrë një institucion i dalë nga vota e lirë nuk mund të merret. Duke thënë këtë absolutisht e konsideroj absolutisht të domosdoshme e jetike drejtësinë. Por problem është se drejtësia s’mund të bëhet, sepse kreu i këtij akti është Edi Rama, i cili i solli njerëzit, siç kanë dëshmuar vetë familjarët e tyre, për të rrëzuar një qeveri me dhunë. Se i implikuar në të është ish-kreu i shtetit, i cili kishte bërë marrëveshje ti zgjatej mandati apo ish-Prokurorja e Përgjithshme që kërkonte me çdo kusht që të dominonte Edi Rama. Kush e bllokoi hetimin? Hetimi nisi dhe me specialist ndërkombëtarë.
Po s’pranohej të thirrej Edi Rama, nuk shkonte Edi Rama për të deponuar, sepse një më Ina Ramën dhe ata e bllokuan. Një hetim i gjithanëshëm është absolutisht i domosdoshëm. Çfarë ndodhi para kryeministrisë? U hodhën mijëra gurë, dinamite, plumba në dritare, u dërmuan forcat e rendit dhe policia. Sa e shkeli Garda ligjin? Garda ka një ligj. Pse se ndryshuan ligjin këta zotërinjtë? Thanë do e ndryshojnë, ligji është i tyre nuk është i yni, rastësi që atë ligj se kemi bërë ne e ka bërë PS. Pra të gjitha këto janë thjesht një hipokrizi, është një nekropolitikë primitive e neveritshme. Kam edhe një herë mirëkuptim të plotë për dhimbjen e familjarëve për kërkesën e tyre për drejtësi, kam disrespekt të plotë për ata të cilët përdorin viktimat e tyre për qëllime politike.
Nuk më impresionojnë, kjo nuk më impresionon! Drejtësia është drejtësi dhe për çdo shqiptar përgjegjës kryesor është Edi Rama që donte të ulej në karrigen time të asokohe, në karrigen e kryeministrit, pa vota. A filloi kjo dhunë dhe kjo revoltë për bllokun e Ilir Metës? A u detyruan ata vetë të thonin se e kishin montuar videon për Sali Berishën, se nuk është e vërtetë. A është Ilir Meta sot shumë më i rëndësishëm se ç’ishte në atë kohë në qeverinë e Edi Ramës?
Ilir Meta sot është numëri dy i Shqipërisë, në protokoll më i rëndësishëm se Edi Rama. Atëherë i them Edi Ramës mos shkelmo mbi lotët e familjarëve, viktimave, se këto janë qëndrime makbethiane. Nëse ka njëri që është përgjegjës moral dhe ligjor, numëri një është ai.
Hec Sale, mire e ke. Ti vrit dhe Edi te pergjigjet. (ohohohohohooo)
Do te jete fatkeqesi kombetre, nese ka akoma shqiptare qe i besojne keti mafjozi, mashtrusi e vrastari, qe edhe pse urdheroi vrasjn e 4 demonstruseve, fajeson Ramen. Puc e grusht shteti ishte ai qe organizoi Berisha ne 1998, kure me tanke e rrebele i vuri zjarn kryeministrise, pushtoi radjotelevizjonin dhe disa institucjone shteterore, sa e detyroi buthedhjerin Nano tuua mbathi kembeve ne Mqedoni si zogu ne 38. Prandi qeveria te kerkoi gjukim specjal dhe te vere para pergjegjesis penale, hajdutin qe theret kapeni hajdutin, kure ai esht vet i tille.
ish ambasadori amerikan ne ate kohe tha nje hetim gjith perfshires pra duke filluar nga organizatoret dhe deri tek vrasjet ne sanje vend ne bote nuk sulmohet instutucioni shteteror shko provoje ne amerike apo ne angli dhe dota shohesh kriminelet e kuq jane mesuar me gjak sic e vrane kete komb ne vitin 1944 dhe tani bijte e tyre po kete po bejne ngrihu o popull mos flini gjume se dote shkoni tek tolloni per kete ju garantoj e kene mare ne dore njegrusht ortodoksish ekonomine dhe dhe drejtimin e ketij shteti ku jane muslimanet qe perbejne 80 perqind te popullsise ti japin grushtin ketyre plehrave ortodoks shkoni kokedhimen cfar pasurie ka duke jua mare te gjitha ketij shteti mafios duhet ti shporrim nje here e pergjithmone keta bandite ortodokse