Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se e vetmja mënyrë për të rrëzuar këtë regjim që ka instaluar Edi Rama në Shqipëri është një bashkim mes të gjitha partive politike opozitare dhe krijimin e një fronti të përbashkët për të ndër vepruar mes tyre.
“Unë rrugë të vetme dhe të sigurt për tu përballur me këtë regjim gjej bashkimin e të gjitha forcave opozitare.
Krijimin e një fronti të përbashkët me shoqërinë civile dhe partive të tjera opozitare dhe hartimin e një harte veprimesh me të cilat ne kam bindjen më të thellë se do ta fitojmë betejën.
Vërtet ky është një regjim i pasur por ky është një regjim i kalbur. I kalbur sepse është i ndërtuar mbi lidhjet e krimit, mbi abuzimin e ligjit dhe regjime të tilla rezistojnë shumë vështirë,” është shprehur ai.